Udhëtim i nxehtë për Feronikelin te Ballkani, Ferizaj ndaj Gjilanit për të dëshmuar se “java e kaluar nuk ishte rastësi”

Sot në Suharekë e Ferizaj zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni aktual, Feronikeli, luan në udhëtim te Ballkani, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante dhe e paparashikueshme, përcjellë Gazeta Olle.

Një tjetër takim që në horizont sheh tri rezultate luhet në Ferizaj, ku skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Gjilanit.

Djemtë e Bekim Isufit do të luftojnë për të dëshmuar se triumfi heroik ndaj Dritës javën e kaluar nuk ishte i rastësishëm, ndërsa Gentian Mezanit i duhet fitorja, në të kundërtën vazhdimi i kampionatit nuk do të ishte aspak i qetë për të.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 17:00 dhe “Olle” do t’ua sjellë më të rejat nga takimet.

E premtë
17:00 Drenica – Llapi 3:0 
(Gjyqtarë: G. Shala, F. Abrashi, V. Kelmendi, A. Halilaj).

E shtunë
17:00 Ballkani – Feronikeli
(Gjyqtarë: T. Maloku, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, A. Shala)

17:00 Ferizaj – Gjilani
(Gjyqtarë: V. Kastrati, A. Ejupi, S. Berisha, F. Tahiri)

E diel
17:00 Drita – Flamurtari
(Gjyqtarë: D. Caka, G. Mehmeti, B. Rama)

17:00 Vushtrria – Trepca ’89
(Gjyqtarë: K. Vula, G. Hyseni, E. Bicaj). /Gazeta Olle/