U17: Futbollistët e Dritës kanë sulmuar futbollistët e Prishtinës

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 37-të te rezultati 0:1 për Prishtinën.

Dje në Gjilan në fushën me bari sintetik, është zhvilluar ndeshja e javës së XXI të Superligës për kadet (U17) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Rreth minutës 37-të, deri sa Prishtina ishte duke avancuar 0:1, futbollistët vendas kanë sulmuar brutalisht futbollistët e Prishtinës me që rast dy prej futbollistëve prishtinas kanë pësuar lëndime më të theksuara.

Ndeshja është ndërprerë, ndërsa për fat të mirë Prishtina i ka të gjitha pamjet filmike të sulmit fizik dhe atë e ka dorëzuar pran organeve gjegjëse në FFK. (Prishtinafc)

prishtina 8999