U zyrtarizua nga klubi, lojtari largohet një ditë më vonë!

Pak më parë, klubi mitrovicas, Trepça kishte konfirmuar se basketbollisti, Taj Spencer është prurja më e re.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ani pse marrëveshja ishte arritur dhe se kontrata ishte bërë gati për t’u nënshkruar.

Sipas Trepçës, agjenti i basketbollistit i ka njoftuar se nuk do të ketë finalizim – e krejt kjo për një arsye ‘jo-profesionale’.

Saktësisht, Spencer do ta vazhdojë aventurën në Australi, dhe për këtë, Trepça u ka kërkuar falje tifozëve, duke u premtuar se pas aventurës në kontinentin tjetër, lojtari do të vie në Kosovë.

”Besojmë se Spencer do të jetë pjesë e klubit nga sezoni i ardhshëm. Kërkojmë falje, por besojmë se tjerët që do të vijnë, do të jenë të qëlluar”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Ndryshe, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Trepça renditet në vendin e katërt – me shtatë fitore dhe shtatë humbje.