U vra nga ISIS’i pasi tentoi të bëhej hero

Valdet Gashi kishte në mendje të lironte disa robër nga ISIS’i.

Shtetasi gjerman me origjinë nga Kosova, Valdet Gashi, me gjasë është vrarë në Siri. Mbi arsyet e vrasjes për gazetën “20minuten” kanë folur dy ekspertë. Ata thonë se Gashi mund të jetë hequr qafe nga drejtuesit e ISIS, për shkak se synonte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide.

Interesimi i mediumeve zvicerane mbi vrasjen ende të supozuar të tai-bokiserit të njohur Valdet Gashi vazhdon të jetë i madh. Po aq të mëdha janë edhe spekulimet. Gashi është rritur në Gjermani, ka bërë karrierë si tai-boskier, është bërë kampion botëror në këtë lloj sporti, ka hapur në qytetin Winterthur të Zvicrës një qendër trajnimi për tai-boks, ku kanë ushtruar vetëm burrat, natyrisht pa muzikë, sepse, sipas radikalëve islamikë, dëgjimi i muzikës është i ndaluar, raporton Shekulli.

Por Gashi ka pushtuar mediat, sidomos pas ikjes së tij në Siri para disa javësh, ku iu bashkua të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ai ishte ndër xhihadistët e rrallë që jepte intervista për mediumet zvicerane, mbante kontakt me gazetarë dhe ekspertë të terrorizmit, thoshte se jeta në Kalifati është e bukur, se ai po angazhohej në zbulimin e spuinëve, se po “kontrollte kufirin” – dhe në kohë të lirë bënte xhiro me barkë në lumin Tigër.