U shpall ‘më i miri në Maqedoni’, Ibraimi vjen me fjalë të mëdha

Besart Ibrahimi u shpallë të enjten mbrëma futbollisti i vitit dhe golashënuesi më i mirë në Maqedoni.

Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës u shprej i lumtur me këto çmime, derisa në mungesë të tij, shpërblimet i morën familjarët e tij.

“Sigurisht se jam shumë i kënaqur që nga ana e FFM-së përveç çmimit ‘Golashënuesi më i mirë’ që vjen automatikisht si rezultat i golave të shënuar, shpallem edhe ‘Futbollisti më i mirë i vitit’. Falënderoj para se gjithash klubin tim Shkëndijën dhe gjithë ata që më kanë mbështetur për këtë arritje, të cilën dua ta ndaj me gjithë shokët e skuadrës”, ka thënë Ibraimi.

“Jam krenar për sukseset që arrijmë me klubin e Shkëndijën dhe merita për këtë çmim është e të gjithë ekipit, pronarëve, bashkëlojtarëve, stafit teknik nga klubi im dhe tifozëve. Unë pas shumë viteve vendosa të kthehem në kampionatin e Maqedonisë dhe ecuria me Shkëndijën në Evropë, rikthimi në përfaqësuesen e Maqedonisë dhe këta çmime më japin satisfaksion se kam bërë zgjedhjen e duhur”, është shprehur për faqen zyrtare të Shkëndijës, Besart Ibraimi, në mungesë të të cilit çmimet i pranoi babai i tij.

Mungesa e Besart Ibraimit në manifestimin e FFM-së ishte e arsyeshme, pasi sulmuesi të martën operoi hundën.