U shkarkua nga Barcelona, Valverde befason me destinacionin e ri

Ish-trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde do të pushojë deri në verë.

Por, sipas zërave të merkatos europiane, ai pritet të drejtojë sezonin e ri një skuadër të kampionatit anglez.

“Sportsmail” raporton se 55-vjeçari e flet shumë mirë gjuhën angleze, ndërsa zbulon një prapaskenë në vitin 2016 se Roman Ambramoviç e refuzoi teknikun spanjoll për të drejtuar Chelsean.

Fundi i këtij sezoni do të sjellë padyshim edhe fytyra të reja në pankinat e shumë ekipeve të kontinentit të vjetër dhe në Angli, Valverde pëlqehet shumë.

Lamtumira e tij nga Barcelona ishte prekëse teksa gjatë përshëndetjes me lojtarët e tij, ai qau.