U rrëzua gjyqtari, Kika ndërton urën (FOTO)

Në stinorin vjestor, gjyqtari i futbollit, Ilir Mehmeti e kishte pësuar keq.

Në mungesë të një ure për të kaluar lumin afër stadiumit të skuadrës së Kikës nga Hogoshti që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ai kishte përfunduar në ujë, por pa pasoja.

Një gjë e tillë i ka shtyrë zyrtarët e klubit që të marrin iniciativë për ta ndërtuar një urë të vogël dhe këtë tashmë e kanë bërë.

Banorët e Hogoshtit jetojnë me skuadrën e tyre të futbollit, andaj iniciativa të ngjashme ka pasur vazhdimisht nga ta.

KI KIK KIKA