“U realizua ëndrra e fëmijërisë” (FOTO)

Portieri i Feronikelit, Flamur Neziri, është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

‘Gardiani’ nga Prishtina thotë për ‘sovrani.info’ se tashmë i është realizuar një ëndërr e fëmijërisë. “Ftesën e Përfaqësueses së Kosovës e vlerësoj maksimalisht. Kam punuar shumë dhe asnjë moment nuk jam ndalur së punuari me klub dhe individualisht. Më në fund mu realizua ëndrra e fëmijërisë dhe jam shumë i lumtur që po përjetojë momente shumë të mira. Gjithsesi, nuk do të ndalem së punuari në mënyrë që të përmirësohem edhe më shumë në të ardhmen”, deklaroi për ‘sovrani.info’, Flamur Neziri.

Ky i fundit ka shkëlqyer në këtë edicion me Feronikelin, ekip me të cilin e ka fituar edhe titullin kampion.

nEZIRI