U promovua monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” të doajenit të gazetarisë sportive, Azem Brovina

Historia e futbollit të Kosovës do të ketë edhe një arkivë të veçantë.

Ky është arkivë është përmbledhur në monografinë me titull “Futbolli i Kosovës 1919-2019”, të autorit Azem Brovina.

Autori, doajen i gazetarisë sportive dhe komentator i mirënjohur, promovoi sot librin në organizim të shtëpisë botuese “Orfeu” nga Prishtina, shkruan Gazeta Olle.

Të pranishëm në promovimin e monografisë, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ishin edhe figura të çmuara të futbollit të Kosovës, si dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu e drejtori i Departamentit të Sportit, Azem Brovina.

Në monografi është përmbledhur historia gjithëpërfshirëse e futbollit tone prej vitit 1919 e deri në vitin e kaluar. /Gazeta Olle/