U mposhtën thellë: Kjo ishte super-nota e Rashicës pas këtij takimi

Werder Bremen ka dëshpëruar edhe një herë para publikut vendas.

Ekipi në të cilin luan edhe Milot Rashica, humbi sot me rezultatin e lartë 3-0 nga Hoffenheim, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë takim, Rashica luajti 90 minuta duke qenë nga më të mirët në ndeshje.

Sipas Sofascore, 7.7 ishte nota e yllit kosovar në këtë takim.

Nga gjithë futbollistët në fushë, vetëm dy futbollistë të Hoffenheim kishin notë më të mirë se vushtrriasi.

Kapiteni Benjamin Hübner me 7.9, dhe Andrej Kramarić (7.8), u notuan më shumë se Rashica.