U investuan 700 mijë euro, stadiumi po shkatërrohet

Në shtator të vitit 2015, u inaugurua stadiumi me bari artificial në Drenas.

Mirëpo, për më pak se tri vjet, ky impiant, që u ndërtua me donacionin e Komisionit Evropian, e ku u investuan 700.000 euro, ka filluar të shkatërrohet thuajse i tëri.

Në pamjet që i ka siguruar Kohavisioni dhe në bazë të burimeve të veta, mësohet se fillimisht nuk është bërë pranimi teknik i objektit, pasi erërat në atë pjesë më 16 dhjetor kanë bërë që pjesa më e madhe e kulmit të prishet, e më pas janë rrëzuar edhe rrethojat e fushës.

feronikeli

ambientet brenda këtij objekti, shihet qartë se ka lagështi të madhe, gjë që ka ndikuar në prishjen e mureve dhe të korridoreve.

Në këtë fushë, rreth 10.000 euro kishte investuar edhe kryesia e vjetër e klubit të Feronikelit, në krye me ish-kryetarin, Ekrem Elshani, me të cilat janë rregulluar edhe një pjesë e shkallëve përreth stadiumit.

feronikeli 2

 

Shkaku i gjithë këtyre prishjeve ka ardhur si pasojë e moskujdesit nga personat përgjegjës.

Në këtë stadium stërvitje kanë zhvilluar dy skuadra, Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica.

Feronikeli