U inkuadruan në Serie A, Federata menjëherë ua jep një goditje të rëndë

 Dy skuadrat e inkuadruara në Serie A, Carpi dhe Frosinone, kanë marrë një goditje të rëndë nga Federata e Futbollit e Italisë.

Sipas goal.com, ato stadiumet e tyre nuk i plotësojnë kushtet për të garuar në Serie A, pasi kapaciteti i tyre është shumë i vogël.

Kështu që, Carpi dhe Frosinone do të detyrohen të luajnë ne stadiume tjera. Carpi pritet t’i luajë takimet në Modena ose Parma, kurse zgjidhja për Frosionen është Avellino.