U ftua për herë të parë, këto janë fjalët e futbollistit të talentuar nga Kumanova

Sot trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka zbuluar listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit tetor, transmeton zeri.info

Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë dhe ndaj Moldavisë.

Reja ka ftuar për herë të parë e ka ftuar edhe futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferi.

Ai ka shprehur lumturinë e tij duke thënë se ëndrra e tij po bëhet realitet.

U ftua për herë të parë në Kombëtaren shqiptare, kështu shprehet futbollisti nga Kumanova

Ky është postimi i potë i Seferit në Facebook:

Faleminderit te gjithëve qe gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi.

Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf.

Jam shume i lumtur dhe me ne fund ëndrra ime po behet realitet.

Do jem gjithmonë për kombin tim.