U eliminua nga Vushtrria, ja çfarë thotë Blendi Shkëmbi

Liria është eliminuar nga garat e DigitAlb Kupës së Kosovës, objektiv primar ky për prizrenasit.

Ekipi që drejtohet nga Bledi Shkëmbi u mposht nga Vushtrria vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Pas përfundimit të ndeshje, Shkëmbi për Super Sport Kosova deklaroi:

“Pjesa e dytë ishte më e mirë shënuam gol, por pësuam në fund”.

“Unë nuk jam tip që ngelet meraku, pasi pash që sot nuk ishim në elementin e duhur dhe kjo mjafton, pastaj penalltitë janë gjithmonë kush ka fat, kështu më mbetet ti urojë kundërshtarit kualifikimin”.

auto_Liria1518170925