U ble me shumë bujë nga grekët: Mbrojtësi i Shqipërisë pran huazimit në Spanjë

U ble me shumë bujë nga PAOK, por për Enea Mihajn po diskutohen edhe mundësitë e huazimit nga kampionët në fuqi të kampionatit grek.

Nga sa raportohet në mediat greke, për qendërmbrojtësin kuqezi ka një interesim nga skuadra e Tenerifes, e cila ka bërë interesime dhe bisedime konkrete me drejtuesit e skuadrës greke.

Mirëpo, siç bëjnë me dije mediat pranë klubit të PAOK, kjo e fundit nuk është e sigurt që do të pranojë të heqë dorë nga shërbimet e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Dyshimet shtohen më tepër kur Tenerife ka kërkuar që skuadra greke të mbulojë 2/3-at e pagesës vjetore të shqiptarit, shkruan panoramasport.al.

mihaj_interview_feat

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë stafi teknik dhe drejtuesit e PAOK rreth Enea Mihajt, i cili u ble gjatë kësaj merkatoje. Mihaj shihet si një qendërmbrojtës i perspektivës në Greqi për çfarë ka treguar deri më tani, duke shfaqur cilësi prej lideri edhe pse në moshë shumë të re.