U-21: Kosova – Arabia Saudite, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosova U21 – Arabia Saudite U21, takim që po zhvillohet në kuadër të turnout ‘Antalya Cup 2016’.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 0:0, shkruan GazetaOlle.com.

Sipas statistikave, të dyja skuadrat kanë pasur nga një goditje në portë, derisa të përzgjedhurit e Rafet Prekazit janë ndëshkuar me një karton të verdhë.

Ndeshja është e baraspeshuar. /Olle