Turqit mburren me Majlindën

Çmimit të fundit dhe prestigjioz të Majlinda Kelmendit i janë gëzuar edhe turqit, raporton zeri.info.

Uebfaqja turke “haber46.com” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë Majlindës, e ka përshëndetur suksesin e arritur nga ana e xhudistes kosovare, e cila e përfaqësoi klubin turk, Galatasaray në Kampionatin Evropian për klube, duke e fituar së fundmi medaljen e bronztë në evenimentin që u mbajt në Grozny të Çeçenisë.

“Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila është pjesë e Galatasarayt, e ka fituar preminë e xhudistes më të mirë të vitit”, ka shkruar kjo uebfaqe turke, duke e përmendur suksesin e Majlindës në Olimpiadën e Rios si dhe disa turne të tjerë të fituar gjatë këtij viti, të cilat ia mundësuan të shpallet mbretëreshë e xhudos botërore për vitin që po e lëmë pas.

Javë më parë, me suksesin e Majlinda Kelmendit ishte mburrur edhe Federata Evropiane e Xhudos (EJU), e cila e kishte organizuar një gala mbrëmje, duke iu dhënë mirënjohje xhudistëve evropianë që fituan medalje olimpike në Brazil gjatë verës së këtij viti. /Zëri/

Loading...