Turpërimi nga Atletico, Allegri befason të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Massimilliano Allegri, trajneri i Juventusit, është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit pas humbjes 2:0 të pësuar në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid.

“Në ndeshjen e kthimit do të luajmë ndryshe. A besojmë te kualifikimi? Patjetër, më keq se kaq nuk mund të bëjmë”, ka thënë trajneri i bardhezinjve për “Rai 1”, transmeton Gazeta Olle.

“Loja fizike e Atletico-s? Ata kështu luajnë dhe gjyqtari ka bërë një punë të mirë. Në Torino duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar çerekfinalet. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse na presin tri ndeshje të vështira. Gjesti i Simeonoes? Nuk e kam problem, këtu kështu është gjithmonë”, theksoi Allegri.