Turku e Peci nuk po stërvitin me Trepçën ‘89

Edmond Turku e Ibrahim Peci me gjasë nuk do të jenë më pjesë e Trepçës ’89. Derisa i pari e konfirmon lajmin, i dyti nuk i është përgjigjur thirrjes së Gazetës Olle.

Një gjë është e sigurt, se asnjëri nuk kanë filluar përgatitjet me skuadrën mitrovicase, e cila nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaçi filloi stërvitjet të dielën.

“Jo nuk jam duke stërvitur me 89-shin. Jam në bisedime me ta, por më shumë nuk do të jem më pjesë e klubit”, shprehet mbrojtësi mitrovicas për GazetaOlle.com, i cili këtë edicion pati paraqitje të mira me 89-shin.

Loja e tij ka rënë edhe në sy të një klubi tjetër të Superligës më të cilën është duke biseduar, mirëpo Turku zbulon edhe një mundësi tjetër. “E kam edhe një mundësi në Sllovaki, dhe gjatë këtyre ditëve do të dihet nëse do të udhëtojë drejt këtij vendi, apo do ta zgjedh klubin tjetër të Superligës”, shtoi Turku, që më parë ka bërë karrierë edhe tek Trepça.

Krahas tij, edhe Peci ishte pjesë e 11-shes së parë të 89-shit, duke dhënë kontribut në mesfushë.

Edhe ai pritet me gjasë të bëhet me klub të ri. (Gazeta Olle)

peci