“Turp, gërdi”: Kritikohet ashpër “ideja gjeniale” për të pritur Anglinë me vajza me mini-funda

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në “Fadil Vokrri” zbarkon kundërshtari më i madh që ka ndeshur ndonjëherë Kosovën në Prishtinë, Anglia, përcjellë Gazeta Olle.

Ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe atmosfera në stadium pritet të jetë e jashtëzakonshme, pikërisht ashtu siç ka qenë gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Mirëpo, jo gjithçka ishte perfekte në pritjen që iu bë Anglisë.

Në airoportin “Adem Jashari”, Anglia u pritë nga disa vajza me mini-funde.

Kjo mënyrë e pritjes është vlerësuar si e gërditshme në rrjetet sociale.

Shumë tifozë kanë ngritur zërin në Twitter, duke e vlerësuar negativisht këtë zgjedhje.

“Olle” ua sjellë më poshtë disa prej postimeve të bëra mbrëmë. /Gazeta Olle/