Trepça mbetet pa stërvitje, shkak… KEDS-i!

Klubi i basketbollit Trepça është përballur me një problem interesant.

“Xehetarët” kanë mbetur pa u stërvitur, pasi që në palestrën “Minatori” aktualisht nuk ka rrymë, përcjellë Gazeta Olle.

Shkaktari nuk dihet, derisa Trepça ka bërë të ditur që s’do të mund të bëjë stërvitje deri të hënën.

KEDS nuk ka dhënë informata për ndërperjen e rrymës në palestër.

Kjo nuk është hera e parë që klubet nga Mitrovica kanë probleme të tilla.

Pos “Minatorit”, keqmenaxhim total është bërë edhe me stadiumin “Adem Jashari”. /Gazeta Olle/

cats