Trepça ’89 godet përsëri, ia merr Trepçës edhe futbollistin tjetër? (FOTO)

Trepça ’89 vazhdon të jetë aktive pas shpalljes kampione e Kosovës, duke grumbulluar talentë në skuadër.

Pas dy përforcimeve të para sot, gazeta mëson që 89-shi e ka gati edhe ardhjen e tretë.

Sipas burimeve konfidenciale të Gazetës Olle brenda klubit “minator”, bëhet e ditur se marrëveshje me Milot Kamberin pothuajse është arritur.

16425920_1357068137649403_3622154483170949339_n

Në këtë edicion, Kamberi ka luajtur për skuadrën tjetër mitrovicase, Trepça.

Paraqitjet e tij pozitive kanë bërë që 89-shi të interesohet për të dhe në fakt akordi pothuajse është arritur.

89-shi pritet ta zyrtarizojë së shpejti edhe transferimin e Kamberit.

18620344_1476067289082820_4817614679336554129_n