Tifozët e Fenerbahçes kopjojnë këngën e Plisave, ja videoja që po bën xhiron e botës

“Rrugës sy patrembur, Plisat po ecin, Prishtinën e dojna, deri sa t’vdesim…”.

Kënga e famshme e Plisave ka shkuar larg, madje deri në Turqi, përcjellë Gazeta Olle.

Në fakt bëhet fjalë për melodinë e saj, të cilën e kanë kopjuar tifozët e gjigantit turk, Fenerbahçe.

Një gjë e tillë vërehet në një video të publikuar nga faqja e famshme, “433”.

Aty shihet një djalosh i vogël simpatik duke i rënë tupanit, i rrethuar nga tifozë tjerë të Fenerbarhçes.

Ata këndojnë këngën e përshtatur me melodi të këngës së Plisave, gjë që vërehet qartësisht.

Videoja ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, për shkak të vogëlushit ultras.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën ikonë të Plisave. /Gazeta Olle/