Tabela: Dukagjini dhe Vëllaznimi afrohen pas gabimit të Besës, luftë e madhe për Superligë!

Me tri ndeshjet e zhvilluar sot është përmbyllur java e 24-të në Ligën e Parë.

Vushtrria me fitoren e arritur ndaj Bashkimi edhe më shumë është afruar Superligës, pasi tanimë kryeson tabelën me 57 pikë.

Skuadra më e afërt me Vushtrrinë, Besa është ndalur me barazim dhe kjo e ka bërë edhe më të ashpër luftën për skuadrën e dytë që inkuadrohet drejtpërdrejtë në Superligë.

Në garë janë Besa, Dukagjini dhe Vëllaznimi, ku diferenca mes vendit të dytë dhe të katërt është vetëm 6 pikë.

E njëjtë është edhe lufta për të mbetur në Ligën e Parë, ku po luftojnë shumë skuadra të ndryshme.

Më poshtë mund ti shihni tabelën pas përfundimit të javës së 24-të./GazetaOlle/