Tronditet Trepça ’89, Wikipedia konfirmon skuadrën e re të Oto John (FOTO)

Trepça ’89 e ka marrë sot një lajm shumë të keq nga faqja më e njohur për informacione në botë, Wikipedia.

Kjo e fundit e ka “larguar” sulmuesin më të mirë të 89-shit, Oto John, nga skuadra mitrovicase, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Wikipedia e ka renditur Johnin në mesin e futbollistëve të Partizanit të Tiranës.

Emri i tij figuron në mesin e lojtarëve tjerë të ekipit të kuq.

Futbollistët e ri që janë në listë pos sulmuesit afrikan janë Dejvi Bregu, Simone Basso, Massimo Maccarone dhe Asion Daja.

IMG_0366IMG_0366

Mbetet të shihet nëse vërtetë Partizani ka kryer transferimin e futbollistëve në fjalë, apo informacioni nuk është i saktë.

Ndryshe, favorit për të marrë Oton ishte Skënderbeu, që ia dha 89-shit sulmuesin.

Në këtë mënyrë, kalimi i John te Partizani do të përbënte një befasi të madhe në merkato.

John John oto john