Tronditet Osvaldo

Nuk ka paqe për familjen Pablo Osvaldo gjatë aventurës në Argjentinë. Ish sulmuesi i Interit nuk është prezantuar ditën e djeshme në stërvitje, por kësaj radhe për një arsye madhore.

Bashkëshortja tij Jimena Baron, është rrahur dhe kërcënuar në Buenos Aires nga një grup personash të armatosur. Keqbërësit i grabitën çantën dhe njëri prej tyre ushtroi dhunë duke e goditur në sende të forta në kokë.