Tronditet Milan, ylli i tij dëshiron largimin nga skuadra

Gonzalo Higuain ka vendosur të largohet nga Italia dhe sipas mediave italiane ua ka bërë të ditur vendimin e tij drejtuesve të Milanit.

Klubi kuqezi, natyrisht, është i pari që vendos në një histori që përfshin Chelsean dhe Juventusin, ndaj e ka bërë të qartë që nëse e lë të lirë argjentinasin, refuzon të humbasë 18 milionë eurot e paguara për huazimin e sulmuesit verën e shkuar, transmeton Gazeta Olle.

Për këtë arsye, dy janë rrugët që mund të ndiqen për zëvendësimin e 31-vjeçarit, edhe pse Milani prioritet ka ta mbajë, por është e qartë që një futbollist i pakënaqur është një rrezik i madh për të gjithë.

E para është ardhja e Alvaro Moratas nga Chelsea, derisa e dyta është talent Kean nga Juventusi.