”Tronditet” Jurgen Klopp – Juventusi arrinë marrëveshje me yllin e Liverpoolit

Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për Emre Canin.

Mesfushori gjerman do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit pasi që nuk arriti marrëveshje për rinovim me klubin anglez.

Can është njëri ndër lojtarët kryesor të Liverpoolit tani për tani.

Ai u transferua në Liverpool nga Bayer Leverkuseni në vitin 2014.

Can

Dhe tani Tuttosport shkruan se 23-vjeçari është i gatshëm që të transferohet në Juventus pasi që tashmë marrëveshja për kushtet personale tashmë është arritur.

Kjo nënkupton se Can mund të transferohet në Juventus gjatë verës si lojtar i ri, megjithatë një lëvizje mund të ndodhë edhe në janar.

Megjithatë, Liverpooli ende shpreson në qëndrimin e tij pasi që sot Jurgen Klopp kërkoi nga klubi që ta bindë lojtarin.

”Unë mendoj se Can mund të nënshkruajë kontratë në maj. Ne e duam qëndrimin e tij”, u shpreh Klopp. /Gazeta Olle/

Can

nintchdbpict000368751183