“Trofta” lë Istogun

Kompania “Trofta” është dorëhequr nga klubi i Istogut, duke e lënë këtë të fundit pa ‘Zot shtëpie’. Lajmi është konfirmuar në Facebook nga faqja zyrtare e Istogut. 

Duke u nisur nga fakti se mënjeherë pas përfundimit të Kampionatit Futbollistik të Raiffesen Superligës, edicionit 2014-2015, Kompania TROFTA (sponzoreusi kryesor- i vetëm i KF Istogu) ka kërkuar që duke filluar nga edicioni i ardhshëm i garave 2015-2016, Klubin e futbollit ta ndihmojnë përmes Komunës së Istogut dhe donatorë tjerë.

Pasi që deri më sot nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete në këtë drejtim, Kryesia e KF Istogut merr VENDIM për DOREHEQJE nga udheheqja e mëtejme me KF Istogu.

Arsyetim:
- KOHA E SHKURTER për të bërë riorganizimin e ekipit për edicionin e ardhshëm me përforcimet e nevojshme: trajner dhe lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.

-RREGULLIMI I FUSHES së futbollit në stadiumin ”Demush Mavraj” është më se i nevojshëm sepse është larg standardeve të përcaktuara sipas kritereve dhe propozicioneve të garave.

-DONATORET tjerë mungojnë dhe Kompania TROFTA si e vetme nuk mund ti përballojë më shpenzimet e mëdha mbi 200 mijë euro për një edicion të garave.

Pra Kryesia e KF Istogut së bashku me Kompaninë TROFTA nuk dëshiron që të marr përgjegjësi për vazhdimin e mëtejme të garave në Kampionatin e Futbollit të Kosovës, gjegjësisht në Raiffeisen Superligë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

10418963_1060981457263579_2576680630844846816_n