Tri vjet nga ardhja e shpresës për Gjilanin, Skifterat sivjet presin trofe nga Florim Zuka

Sot tri vjet më parë, Florim Zuka erdhi në krye të Gjilanit për të stabilizuar klubin e për ta bërë atë mes klubeve më serioze në vend.

Në fakt është një përvjetor që Skifterat me të drejtë i japin vëmendje, sepse pa Zukën Gjilani kaloi shumë vite në Ligën e Parë e sa herë që inkuadrohej në elitë luftonte për mbijetesë, përcjellë Gazeta Olle.

Me Zukën në krye, skuadra e parë e Gjilanit nuk e ka fituar ende asnjë trofe, madje vjet ishte edhe në barazh.

Megjithatë, ai i ka kthyer “të kuqtë” në një klub stabil, sidomos në anën e financave.

Sivjet Gjilani i Zukës lufton për trofe dhe dalje në Evropë.

Të kujtojmë që Zukën në krye të Gjilanit e sollën pikërisht Skifterat, andaj është koha që të buzëqeshin e të festojnë diçka me vlerë sivjet. /Gazeta Olle/