Tri super-goditjet e Chelseat në verë

Dështimi në Ligën e Kampionëve e ka shtyer Jose Mourinhon që të kërkojë edhe më shumë transferime në “Stamford Bridge”, ani pse klubi i tij ishte shumë aktiv në dy afatet e fundit kalimtare.

Drejtuesit ‘blu’ po mendojnë që të ofrojnë 60 milionë euro për Paul Pogban, por në negociata mund të futet edhe Oscar i londinezëve, që pëlqehet shumë nga italianët.

Dy kërkesa tjera të Mourinhos janë mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane dhe mesfushori i Atleticos, Koke. /Gazeta Olle