Tri skuadra ruse pas Arijan Ademit!

Arijan Ademin nga edicioni i ri mund ta shohim në kampionatin rus të futbollit.

Siç raportojnë mediat e këtij vendi, tashmë pas tij janë në ndjekje tri skaudra nga Moska, shkruan Gazeta Olle.

CSKA, Lokomotiva e Spartaku, tashmë kanë në shënjestër sulmuesin shqiptar.

Ademi, nga Dinamo Zagrem mund të lirohet për shifrën prej 5 milionë euro.

Futbollisti nga Maqedonia Veriore, të cilët edhe i përfaqëson, pritet të jetë një nga futbollistët kryesor të maqedonasve në përballje ndaj Kosovës, takim ky i cili pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti dhe është i vlefshëm për fazën e play off-it të Ligës së Kombeve.