Tri skuadra nga Anglia pas Benjamin Kolollit

Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.

Së fundi disa skuadra angleze janë në ndjekje të anësorit të Kosovës, Benjamin Kololli, shkruan Gazeta OLLE.

Krahas Leeds Unitedit dhe Brentfordit, në garë për lojtarin e Zurichut ka hyrë edhe Sheffield Wednesday.

Pjesë e Sheffieldit është edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Atdhe Nuhiu.

“Football Insider” shkruan se transferimi i Kolollit mund të ketë ndikim në formën e Nuhiut.

Kjo, jo vetëm për shkak se dyshja luajnë së bashku te Kosova, por edhe sepse janë miq të mirë jashtë fushës.

Dyshja shihen mjaft të afërt nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”.