Ka nisur edicioni i ri në elitën e futbollit maqedonë.
Në këtë edicion nga 10 skuadra, katër do të jenë klube shqiptare, shkruan GazetaOlle.
Befasia e javës së parë është tek Shkëndija e cila si kampione ka humbur në udhëtim ndeshjen e parë, 1-0, nga Akademija Panved.
Kurse fitore sot kanë shënuar, Shkupi, Renova dhe Struga.