Tri ndeshjet e Vala Superligës që luhen sot nga ora 15:00

Java 27 e Vala Superligës vjen sot me tri ndeshje.

Vëmendja kryesore është në sfidën Liria – Llapi, e cila luhet në Prizren.

Fitorja për të dyja skuadrat është mëse e domosdoshme, nëse duan të mbesin në luftë për titull kampioni.

Në Skënderaj, përballen kuqezinjtë e Drenicës me ata të Flamurtarit, shkruan “GazetaOlle.com”.

Ndërkohë, në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, takohen pejanët origjinal me pejanët e natyralizuar. Besa pret Prishtinën, që po ashtu e llogarit këtë stadium si shtëpi të tyre.

Takimet fillojnë nga ora 15:00.

takimet