Trepçës ’89 i ndezin afrikanët, shikoni afrikanët që shkëlqyen ndër vite me minatorët (FOTO)

89-shi është një prej skuadrave më të mira në Kosovë. Edhe përkundër shumë investimeve ata asnjëherë nuk kanë arritur ta fitojnë titullin e kampionit.

Ata kanë fituar Kupën dhe Superkupën.

Por ajo që bie në sy është se kjo skuadër ka pasur në vazhdimësi lojtarë afrikanë që kanë treguar paraqitje të mira.

Isa Moro kishte shkëlqyer me fanellën e minatorëve, kur në skuadër kishte bashkëlojtarë si Fahredin Durakun, Elvis Osmanin e Emin Baliqin.

isaa moro

Isaa Moro kur luante te 89-shi

 

Silvestre Ambre ishte tjetër emër që shkëlqeu në Mitrovicë.  Ai ishte pjesë e 89-shin për disa sezone, ndërsa e fitoi edhe Kupën. Për pak javë ishte edhe te Feronikeli.

ambre 1

Ambre duke festuar Kupen

 

I treti që shkëlqeu ishte Adeleke Akinyemi, që shënoi 10 gola sezonin e shkuar.

adeleke 1

Adeleke

 

Këtë vit ai që i ka bërë të gjithë për veti është John John. I riu nigerian në këtë kampionat ka qëlluar rrjetën 6 herë rrjetën.

john john

John John ka shenuar 6 gola

 

Skuadra mitrovicase ka pasur sukses me këto blerje. /Olle/

Loading...