Trepça me bileta vjetore

Klubi futbollistik i Trepçës është në vazhdën e organizimit në prag të edicionit të ri, që do ta zhvillojë në Ligën e Parë.

Në këtë mënyrë, klubi mitrovicas i ka nxjerrë në shitje edhe biletat vjetore, përmes së cilave tifozët ‘xehëtar’ mund t’i shikojnë të gjitha ndeshjet e Trepçës, kur skuadra luan si vendëse.

Çmimi i tyre është 15 euro, derisa zyrtarët e klubit tashmë e kanë filluar shpërndarjen e tyre, me qëllim që të afrojnë sa më shumë publikun mitrovicas.