Trepça ilegale në veri del me komunikatë zyrtare, njoftim se ku do të zhvillohet takimi ndaj Crvena Zvezdës

Crvena Zvezda ka tentuar të futet sot në territorin e Kosovës rreth orës 12:00.

Por, skuadra serbe është kthyer prapa nga Policia e Kosovës pasi tentuan të luajnë një ndeshje në kuadër të Kupës së Serbisë brenda territorit të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Kundërshtar i tyre është pritur të jetë, Trepça ilegale që vepron në veri të Mitrovicës.

Pikërisht këta të fundit kanë dalë minuta më parë me një njoftim duke treguar se janë nisur drejt Serbisë për të luajtur takimi e paraparë të zhvillohej sot në Zubin Potok.

“Lojtarët dhe stafi i skuadrës sonë janë nisur drejt Stara Pazova ku nesër do të luajnë takimin e 1/16 së Kupës së Serbisë ndaj Crvena Zvezdës”, ka shkruar Trepça ilegale.

Kujtojmë, se Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka rikthyer prapa edhe një skuadër serbe të Hendbollit e cila ka tentuar të futet në Kosovë për të zhvilluar ndeshje kampionale./GazetaOlle