Trepça – Dardana, ky ekip e siguron Ligën e Parë

Penalltitë kanë vendosur fituesin e ndeshjes së dytë të barazhit ndërmjet Trepçës dhe Dardanës.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 0:0, derisa me penallti më të saktë ishin futbollistët e Trepçës, të cilët triumfuan 4:3, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, Trepça do të vazhdojë të garojë në Ligën e Parë, kurse Dardanës i mbetet që edicionin e ri të kërkojë ngritjen.