Trepça – Crvena Zvezda, shtyhet ndeshja e Kupës e paraparë të luhet në Kosovë

Në shorti ne Kupës së Serbisë në futboll këtë herë ishte edhe skuadra ilegale nga veriu i Mitrovicës, Trepça.

E pikërisht Trepça ishte rivali i skuadrës së njohur nga Beogradi, Cervena Zvezda, shkruan Gazeta Olle.

Ky takim ishte paraparë të zhvillohet në Zveqan por pas insistimit të FFK-së, që ky takim mos të zhvillohet kjo ndeshje tashmë është shtyrë.

Federata e Serbisë ka vendosur që takimi mos të zhvillohet në datën e paraparë por që nuk ka cekur se kur do të zhvillohet dhe në cilin vend./GazetaOlle