Trepça 89 vjen me reagim të ashpër pas barazimit dje në Vushtrri

Trepça 89 ka luajtur baras dje në udhëtim te Vushtrria.

1-1, ishte rezultati final i këtij takimi, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa sot gjatë ditës klubi mitrovicas ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.

Sipas Trepçës 89, ndeshja nuk ishte mirë e organizuar nga vendasit ndërsa kanë ankesa edhe ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Kreshnik Vula.

Më poshtë reagimi i plotë:

Edhe pse pas ndeshjes te zhvilluar dje me daten 25.08.2019 e vlefshme per javen e dyte të Ipko Superligës së Kosovës në Futboll ndërmjet FC Vushtrria – KF TREPÇA’89 FC e cila përfundoj me rezultat të barabartë 1:1 ne si kryesi dolem me deklarate zyrtare se ndeshja ishte mirë e organizuar nga Vendasit, detyrohemi që përmes kësaj deklarate të reagojmë në raportin vlerësues nga personat zyrtar në këtë rast z. Senad Hamgjiq të cilët nuk e dim se për interesa të kujt e vlerësojn ndeshjen me noten pozitive 5 (pesë).
Ku si deshmi janë inqizimet në pesëmbëdhjetë minutat e fundit kur lojtari Muja ndalet në mënyrë të palejueshme dhe referi akordon goditje denimi ateher fillojn gjuajtjet e me shume se dhjetë shisheve e gjesende tjera te rrezikshme në fushë, dëshmi kur njeren nga keto shishe njeri prej lojtarëve të FC Vushtrrisë e hap dhe pin nga ajo shishe (qesharake por e rrezikshme gjuajtja).
Reagojm edhe ndaj referimit skandaloz ku Referi kryesor Vula ka bërë gabim trashanik kur nuk e ndeshkon me karton direkt te kuq Ilir Izmakun pas nderhyrjes në minutën e 49 por jo vetëm për këtë ndërhyrje Izmaku gjatë gjithë ndeshjes ka reaguar në mënura të quditshme ku herë pas here edhe ka goditur lojtarët tanë pa top. Gjithëashtu ka pasur edhe ndërhyrje tjera nga lojtarët vendas ku kanë merituar sëpaku tre kartuqa të kuqë por Referimi skandaloz i Vulës i cili si duket ka planifikua që ekipi vendas të dal i pamposhtur pse jo edhe ta fitoj ndeshjen.
E kemi cekur dje po e perserisim prap me keto vleresime jo profesionale me keto gjeste te adhuruesve, futbolli Kosovar nuk shkon perpara, në gjdo ndeshje vëzhgohemi nga UEFA dhe FIFA prandaj te kemi kujdes në organizimet dhe vlerësimet ndeshjeve në vazhdim të kampionatit.