Trepça ‘89 shkatërron skuadrën e Ligës së Parë

Trepça ‘89 ka zhvilluar miqësoren e radhës në kuadër të fazës përgatitore.

Mitrovicasit janë takuar me ekipin nga Liga e Parë, Ramiz Sadiku, përcjellë “Olle”.

89-shi fitoi me rezultat të thellë, 5:0.

Golat u realizuan nga Ylber Maloku, Berat Ahmeti, Robert Rrahmani, Albion Pllana dhe Engjell Hoti.

Skuadrat do t’i luajnë edhe disa miqësore tjera para fillimit të stinorit pranveror. /Gazeta Olle/