Trepça ’89 rikthehet në krye, këto janë fjalët e Veton Çitakut

Trepça ’89 arriti fitore të thellë duke e mundur Ferizajn me shifrat 4:1 në kuadër të xhiros së 16-të të Vala Superligës, përcjellë Gazetaolle.com.

‘Timonieri’ i ‘Minatorëve’, Veton Çitaku vlerëson se skuadra e tij me plot meritë është në krye të tabelës.  “Mendoj se jemi me meritë në krye të tabelës, megjithëse ky nuk ishte objektivi ynë në fillim të sezonit. Por nëse shohim punën dhe seriozitetin mendoj se nuk është befasi pozita ku jemi tani. Besoj se edhe në duelin e fundit të stinorit vjeshtor do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të jemi në krye të tabelës”, deklaroi Veton Çitaku për Supersport Kosovën.