Trepça 89 përkrah iniciativën e Ballkanit, kërkon kompensimin e dëmeve financiare të shkaktuara nga koronavirusi

Klubet elitare të Shqipërisë gjatë këtyre ditëve janë tubuar, duke kërkuar ndihmë nga Qeveria e shtetit si shkak i koronavirusit.

Për këtë iniciativë ka shkruar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. Ai ka shkruar se edhe ekipet e Superligës së Kosovës duhet ta bëjnë të njëjtën gjë, përcjellë Gazeta Olle.

E këtë iniciativë e ka përkrahur edhe skuadra e Trepçës 89, në krye me kryetarin e klubit Abedin Zeka.

89-shi, ka shkruar se i bashkëangjitet propozimit të Arsim Kabashit të Ballkanit.

Më poshtë postimi i 89-shit:

Propozimit të Presidentit të FC Ballkanit z. Arsim Kabashi CIMA i bashkangjitet edhe KF TREPÇA’89 FC.

Meqense se Pandemia Corona Virusi ka sulmuar tërë rruzullin tokësor suq dihet me këtë pandemi është e prekur edhe Kosova.

Shumē biznese tash e sa javë nuk janë duke qarkulluar dhe mu për këtë arsye ato biznese të cilat kanë ndihmuar klubet e kanë vështirë të egzistojnë e jo të ndihmojnë klubet.

Z. Arsim Ju lumtë për iniciativën.
Me Respekt dhe Përkrahje të plotë
Presidenti i KF TREPÇA’89 FC
Z. Abedin Zeka BEKI.