Trepça ’89 përjashton Egzon Fekën

Egzon Feka nuk është më pjesë e skuadrës së Trepçës ’89. Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Olle, kryesia mitrovicase e ka përjashtuar atë nga klubi për dy arsye që rrjedhimisht lidhen njëra me tjetrën.

Feka nuk e ka respektuar orarin duke dalë natën vonë në orët e mbrëmjes para ndeshjes ndaj Dritës, ndërsa një gjë e tillë ka reflektuar edhe në paraqitjen e tij në Gjilan. Për një gjë të tillë, kryesia e klubit ka vendosur që ta largojë dhe ia ka kumtuar lajmin futbollistit.

Gazeta Olle ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e klubit të Trepçës ’89, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.