“Trepça ’89, për kampion vjeshtor”?

Trajneri i Trepçës ’89, Arsim Thaçi, ka deklaruar sot se takimin i së dielës me Dritën, do të dëshmojë, nëse ata janë për titullin e kampionit vjeshtor apo jo

Momentalisht, 89-shi kryeson me 16 pikë, nga të cilat ka pesë fitore e një barazim.

“Ndeshja ndaj Dritës do të dëshmojë nëse ne jemi për titullin e kampionit vjeshtor apo jo. Duhet të dëshmojmë që ndeshjet e para nuk kanë ardhur rastësisht pa humbje. Shpresoj në fitore ose të paktën mos të pësojmë disfatë”, deklaroi për ‘Radio Kosovën’, trajneri i Trepçës’89, Arsim Thaçi.