“Trepça ’89 nuk e fiton titullin edhe 500 vjet”!

Mesfushori më shumë përvojë i Kosovës së Vushtrrisë, Faruk Statovci e ka provokuar rëndë skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89. “Me këtë mentalitet, ky ekip nuk do të dal kampion edhe 500 vjet. Loja e tyre lexohet lehtë në takimet si vendas, kurse mysafirë, vetëm me një frymë rrëzohen”, ka thënë Faruk Statovci në emisionin 2 me 1 në RTV 21.

Ai vlerësoi se skuadra e tij ka gjasa për titull. “Nëse të tjerët gabojnë, pse mos të shpresojmë edhe në ne titull. Janë edhe shtatë ndeshje dhe nuk i dihet”, vlerësoi Faruk Statovci.