Trepça ’89 mbush arkat, nuk ia keni idenë sa para do të fitojë në verë

Klubet kosovare pritet ta thyejnë përfundimisht akullin këtë vit, duke marrë pjesë në garat evropiane, pak më shumë se një vit pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, shkruan sot gazeta Zëri.

Deri tash drejtuesit e klubeve kosovare kanë shpenzuar vazhdimisht pa përfituar asgjë, ndërsa tash e tutje ato më të suksesshmet do të marrin sadopak “infuzion” nga shtëpia e futbollit evropian. UEFA i shpërblen çdo vit kampionët, por edhe ekipet që e sigurojnë kualifikimin në garat evropiane.

’89-shi, gati gjysmë milioni në start

Pa dyshim klubi kosovar që do të përfitojë më së shumti këtë vit është Trepça ’89.

Mitrovicasit për titullin e kampionit që e siguruan së fundmi do të pasurohen me 260 mijë euro, shumë të cilën UEFA ua ndan kampionëve të shteteve përkatëse.

Dhe jo vetëm kaq. Në xhirollogarinë e “Xehetarëve” do të përfundojnë automatikisht 220 mijë euro të tjera vetëm për pjesëmarrje në rundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo i bie se “Minatorët” do t’i përfitojnë rreth gjysmë milioni euro këtë verë, ose më saktësisht 480 mijë euro. I pyetur nga “Zëri” kryetari i klubit Abedin Zeka nuk ka dashur ta tregojë shifrën e përafërt se sa kanë shpenzuar mitrovicasit këtë sezon.

loading...