Trepça 89 luan sot miqësore ndaj Ballkanit

Sot në ‘Riza Lushta’ pritet të zhvillohet ndeshja miqësore e dy skuadrave të elitës.

Në Mitrovicë do të takohen Trepça ’89 dhe skuadra tjetër e Superligës, Ballkani.

Ky takim do të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ dhe fillon nga ora 17:00, raporton GazetaOlle.com.

Kujtojmë se Ballkani pak ditë më parë ka luajtur edhe ndaj Feronikelit të cilët i ka mposhtur me rezultat minimal 1-0.