Trepça ’89 -Llapi, thyen shumë rekorde

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit ka sjellë më së shumti gola në një ndeshje të zhvilluar në Superligë, gjithsej nëntë.

89-shi e shkatërroi skuadrën e Tahir Batatinës, duke e detyruar ta nxjerrë tetë herë topin nga porta, gjë që nuk i kishte ndodhur as Hajvalisë.

89-shi pas kësaj ndeshje bëhet skuadra që ka shënuar më së shumti gola dhe Llapi e kundërta.

Mitrovicasit do ta luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Llapi do ta kërkojë biletën për Ligën e Evropës pas ndeshjes me Besën. /olle/